image Fillon protesta e grave në Mitrovicën Veriore: Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit

Kosovë

Fillon protesta e grave në Mitrovicën Veriore: Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit

news image

Në Mitrovicën Veriore ka nisur tubimi i grave, me rreth njëmijë pjesëmarrëse, të cilat po parakalojnë nëpër rrugët e qytetit.

Në fillim të kolonës është vendosur një flamur i madh serb me mbishkrimin: “Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit”.

Ato po ashtu shihen duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Gratë e bashkuara lirojnë geton”, “Nuk është modë, dua paqe”, “Kurti, nuk do të të paguaj haraç”, “Kurti nuk do të të jap fëmijë”,

“Dua që djalin ta përgatisë për dasmë, Kurti mjaft më me konflikte…”.

/GazetaSinjali/