image Edukatorja që tronditi Kosovën dërgohet në mbajtje për 48 orë

Kosovë

Dhuna/ Edukatorja që tronditi Kosovën dërgohet në mbajtje për 48 orë

news image

Pamjet kur fëmija 16 muajsh nuk i ‘bindet’ edukatores të ulet në karrocë dhe kjo e fundit i bie shuplakë në fytyrë, në prani të një fëmije tjetër dhe të një edukatore tjetër, kanë tronditur gjithë Kosovën. Skena e dhunës ndaj fëmijut që nxiti tejet shumë reagime, sidomos nga prindërit, ka ndodhur në një kopsht që proklamon kushte luksoze, “Cambridge Kids” në Prishtinë.

Duke u thirrur në burime të veta, dje Gazeta Sinjali për herë të parë ka raportuar për rastin ku fëmija goditet pamëshirshëm në fytyrë nga edukatorja Teuta Gashi. Më pas, nëna e djalit ka publikuar pamjet që s’dojnë koment.

Por çka ndodhi me edukatoren?

Policia ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se pas intervistimit edukatorja e kopshtit “Cambridge Kids”, Teuta Gashi, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti ndaj saj është hapur si ‘keqtrajtim i fëmijës’.

“Edukatorja në fjalë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, konfirmoi policia të mërkurën për Gazetën Sinjali.

Nëna që ka publikuar videon u ka bërë thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në këtë kopsht. Më pas kopshti ka përjashtuar nga puna edukatoren Teuta Gashi.

Lexoni rrëfimin e nënës:

/Gazeta Sinjali/