Basel është duke u përballur me Zurichun në kuadër të javës së 35-të në Superligën e Zvicrës, shkruan Sinjali Sport.
Baseli është duke e mposhtur Zurichun me rezultat 3-0, ku është duke u zhvilluar minuta e 70-të.
Raoul Petretta shënoi golin e parë për vendasit, për të dytin u përkujdes reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ndërsa golin e tretë e realizoi një tjetër shqiptar, Pajtim Kasami.
Bend it like ZHEGROVA! ???????? pic.twitter.com/a4TJiKPgkx
— Dardanian Football (@DardanianFooty) May 15, 2021
Kjo përballje ndryshe mund të quhet edhe derbi i futbollistëve shqiptar, pasi që për Baselin nga fillimi po luajnë Edon Zhegrova, Amir Abrashi, Pajtim Kasami dhe në bankën rezervë është i riu Albian Hajdari.
Në anën tjetër për Zurichun titullar janë Fidan Aliti, Benjamin Kololli, Blerim Xhemajli, Tomi Domgjoni dhe Lindrit Kamberi. /Gazeta Sinjali Sporti/