Ylli kosovar, Edon Zhegrova, ka arritur marrëveshje me kampionin në fuqi të Francës, Lille, raporton Sinjali Sport.
Kjo marrëveshje konsiderohet si hapi më i madh i Zhegrovës.
Ai pritet sot të shkojë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, pasi ka udhëtuar për në Paris.
Sipas L’Equipe, Zhegrova ka përfunduar të gjitha testet mjekësore dhe çdo gjë ka qenë në rregull.
Lille ka paguar rreth 7 milionë euro për Zhegrovën.