image Edi Rama thirrje BE-së: Liberalizoni vizat për Kosovën

Shqipëri

Edi Rama thirrje BE-së: Liberalizoni vizat për Kosovën

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat për Kosovën.

Nga Austria, i pranishëm në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”, Rama e cilësoi qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të pakuptimtë.

“Ç’është ky zgjim kur ke BE-në realitetin e vetëm gjeografik në harta. Për të hyrë në vendet e Ballkanit, duhet të hysh në BE. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng në zemër të Evropës. Kur vjen fjala për të mbështetur suksesin e dialogut, askush nuk mendon, jepuni njerëzve të drejtën të lëvizin por le të ketë më shumë dialog konstruktiv”, u shpreh Rama.

/GazetaSinjali/