Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Qeveria po studion mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.
Rama e dha lajmin gjatë një interviste televizive, ku foli dhe për situatën e krijuar nga koronavirusi.
“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri.
Kryeministri Rama tha gjithashtu se “Të pasurit në këtë luftë, si në çdo tjetër të njerëzimit, duhet të japin jo të marrin”.
“Biznesi i madh nuk do dëmtohet nga fakti që s’do marri qiranë nga njerëzit që janë në pikë të hallit. Qiraja në të gjithë botën është e ardhur dytësore. Kush ka dy palë të ardhura, ky nuk është halli më i madh që ka qeveria”, ka thënë Rama./Gazeta Sinjali/