image Edi Rama kritikon Kosovën pasi nuk mori pjesë në samitin e Mini Shengenit

Kosovë

Politikë/ Edi Rama kritikon Kosovën pasi nuk mori pjesë në samitin e Mini Shengenit

news image

Kryeministri Edi Rama kritikoi Kosovën për refuzimin e pjesëmarrjes në samitin e Mini Shengenit Ballkanik, të zhvilluar këtë herë në Tiranë, pas dy takimeve të mëparshme në Novi Sad dhe Ohër.

“Nisma nuk është përjashtuese për askënd, është gjithëpërfshirëse dhe nuk i imponohet askujt. I kemi bërë ftesë të gjithëve të marrin pjesë. Më lejoni ta them hapur, refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën”, tha Rama.

Kryeministri falënderoi Presidentin serb, Vuçiq, atë malazias Dukanoviç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev, për mbështetjen ndaj Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Shpreh mirënjohjen për solidaritetin e shprehur nga të gjithë liderët e pranishëm për të prekurit nga tërmeti. I jemi mirënjohës të gjithë grupeve të shpëtimit dhe individëve që erdhën nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për të ndihmuar shqiptarët. Jemi të gjithë të detyruar të kapërcejmë të shkuarën dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë në paqe dhe prosperitet”, tha Rama. /Gazeta Sinjali/