Një delegacion nga Mali i Zi është nisur në drejtim të Kosovës. Veturat zyrtare me të cilat udhëton ky delegacion janë të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës.
Një sinjalizues ka dërguar disa video ku shihen veturat zyrtare të delegacionit të përcjellura nga Policia.
Siç duket, ky delegacion është nisur për ta shikuar ndeshjen futbollistike ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, pasi që të dielave nuk ka takime zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas videos, vetura posedon targat “ PG MW 100”.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Anglisë zhvillohet në orën 18:00.
Kujtojmë se Gazeta Sinjali ka merr vesh se sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përveç linjës së rregullt, ka ateruar edhe një aeroplan charter, enkas për ndeshje, me rreth 150 tifozë anglezë. Kështu ka bërë të ditur, Valentina Gara zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Ajo thekson se gjatë javës së fundit, numri i përgjithshëm i udhëtareve që kanë arritur direkt nga Londra përmes aeroportit të Prishtinës është afër një mijë. /Gazeta Sinjali/