Edhe sot do të vazhdojë testimi i qarkores njëdrejtimëshe në Prishtinë, gjë e cila ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Dje ky vendim i Komunës së Prishtinës ka krijuar kolona të gjata të automjeteve.
Rrugët që janë kthyer njëdrejtimëshe janë rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE dhe rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.