Në Komunën e Prishtinës sot janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus.
Kështu, sipas njoftimit të IKSHPK-së, Prishtina edhe sot prinë me numrin më të madh me të infektuar.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”.
Në Kosovë pas testimit të 266 mostrave sot u regjistruan edhe 113 raste të reja, derisa 67 persona janë shëruar. Ndërkaq, sipas IKSHPK-së, deri më sot kanë vdekur 54 persona nga koronavirusi. /GazetaSinjali/