image Edhe Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet

Shqipëri

Edhe Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet

news image

Përveç Kosovës, mot i rëndë është duke mbizotëruar edhe në Shqipëri. Për shkak të motit të keq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile, raportojnë mediat shqiptare.

Rreziku i përmbytjeve për shkak të reshjeve është më i lartë në në qarqet Shkodër, Lezhë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.

“Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta. 

Jemi çdo minutë në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve” deklaroi ministri Peleshi.

/GazetaSinjali/