image Edhe Shqipëria i miraton projektligjet e marrëveshjeve me Kosovën

Politikë

Edhe Shqipëria i miraton projektligjet e marrëveshjeve me Kosovën

news image

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë ka bërë me dije se është miratuar projektligji për ratifkimin e marrëveshjeve ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo marrëveshje e shqyrtuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave.

“Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në nëntor dhe tashmë marrëveshja shkon në parlament. Kjo marrëveshje do të lehtësojë tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duka njohur të gjitha licencat e të gjitha agjencive doganore që ndodhen në kufij, duke unifikuar kontrollet doganore të dy vendeve, duke ulur kohën e kontrollit doganor”, shtoi ministrja.

Më tej ajo tha se kjo marrëveshje parashikon hapjen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit. /GazetaSinjali/