image Edhe qindra vendvotime tjera të zgjedhjeve për Kuvende Komunale do të rinumërohen

Edhe qindra vendvotime tjera të zgjedhjeve për Kuvende Komunale do të rinumërohen

news image

Rreth 500 vendvotimet për të cilat u vendos të hënën që të rinumërohen, nuk do të jenë të fundit. Edhe qindra vendvotime të tjera, që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit, ku priten të jenë rreth 150 vendvotime.

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka miratuar ankesat e një numri të caktuar të kandidatëve për Kuvende të ndryshme Komunale.

Njoftimi lidhur me këto vendime të PZAP-it u bë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u vendos që rinumërimi i këtyre vendvotimeve të bëhet plotësisht.

Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës: Drenas, Viti, Istog, Shtime, Vushtrri, Klinë, Prishtinë, Pejë, Lipjan, Prizren, Gjilan, Malishevë, Deçan, Skënderaj, Kaçanik dhe Fushë Kosovë./GazetaSinjali/