image Edhe policë nga Shqipëria dyshohen për korrupsion në pikat kufitare Qafë Morinë e Qafë Prush

Shqipëri

Edhe policë nga Shqipëria dyshohen për korrupsion në pikat kufitare Qafë Morinë e Qafë Prush

news image

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës janë duke zhvilluar një aksion kundër korrupsionit, ku pritet të arrestohen 48 zyrtarë policorë të pikave kufitare Qafë Morina dhe Qafë e Prushit, në mesin e të cilëve janë edhe dy komandantët e pikave.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se sot pritet të ketë arrestime edhe nga Policia e Shqipërisë. Përveç zyrtarë policorë të Kosovës, edhe policë nga Shqipëria dyshohet se janë përfshirë në korrupsion në këto dy pika kufitare.

Ndaj tyre po zhvillohet procedurë nga autoritetet shqiptare, raporton Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/