image Edhe një sukses i prokurorisë në Gjilan, aprovohet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj vëllezërve të arrestuar për tregti të ndaluar me duhan

Drejtësi

Edhe një sukses i prokurorisë në Gjilan, aprovohet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj vëllezërve të arrestuar për tregti të ndaluar me duhan

news image

Si rezultat i një hetimi të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në koordinim me Krimet Ekonomike të Drejtorisë̈ Rajonale në Gjilan, dje është sekuestruar një sasi prej rreth 2 mijë e 500 kilogramë duhani të papërpunuar.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj vëllezërve Besim Morina dhe Bekim Morina, duke urdhëruar që të njëjtit të mbahen në paraburgim për 30 ditë.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur për Sinjalin se në shtëpinë e Besim Morinës janë sekuestruar rreth 2 mijë e 500 kilogramë duhan të papërpunuar dhe mbi 400 kilogramë duhan të përpunuar dhe të paketuar, mbi 2 mijë kilogramë duhan refuz, material ambalazhues, si dhe pajisje për përpunimin edhe ambalazhimin e duhanit.

Kurse në shtëpinë e Bekim Morinës janë  gjetur dhe sekuestruar rreth 15 mijë pako me cigare pa banderola dhe mbi 200 kg duhan refuz i përpunuar dhe filtera për cigare, vlera e të cilëve është rreth 15 mijë euro.

Bekimi e ka pranuar para hetuesve policorë që ka blerë cigare pa banderola dhe të njëjta i ka shitur në tregun e Gjilanit, tha ky burim për Sinjalin

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/