image Edhe një shtet tjetër i BE-së e pezullon vaksinën antiCOVID, të cilën po e pret Kosova

Evropë

Edhe një shtet tjetër i BE-së e pezullon vaksinën antiCOVID, të cilën po e pret Kosova

news image

Pas Suedisë, Letonia është shteti i fundit anëtar i Bashkimit Evropian që mori vendim për pezullimin e vaksinës antiCOVID të kompanisë AstraZeneca.

Autoritetet në Letoni njoftuan se pezullimi do të zgjasë së paku dy javë.

“Vendimi është i mbështetur në raportet prej shteteve të Bashkimit Evropian për tromboembolizëm dhe raste të ngjashme që janë vërejtur në kohë të ndryshme pas marrjes së vaksinës”, deklaroi agjencia shëndetësore e këtij vendi.

Megjithatë, kjo agjenci shtoi se ende nuk ka të dhëna për lidhje mes vaksinimit dhe problemeve serioze shëndetësore, shkruan the Independent, përcjell Gazeta Sinjali.

Të njëjtin vendim të martën e mori edhe Suedia, ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine të hënën, pasi disa shtete tjera raportuan efekte anësore serioze, përfshirë mpiksjen e gjakut.

Vaksina e Astra Zenecas u pezullua nga këto shtete, përkundër që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk është gjetur lidhje mes kësaj vaksine dhe efekteve negative.

Fqinjët e Suedisë, Danimarka dhe Norvegjia, kanë raportuar raste të izoluara të gjakderdhjes, mpiksjes së gjakut dhe numrit të vogël të trombociteve pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s./Gazeta Sinjali/