Shkolla e mesme e lartë “Sami Frashëri” në Prishtinë, që nga e hëna do të kalojë në mësimin online, në skenarin C, shkruan Gazeta Sinjali.
Shkuarja në mësimin online do të bëhet me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike pasi që në këtë shkollë kanë rezultuar tre mësimdhënës pozitivë me COVID-19.
“Ditëve të fundit në shkollën ‘Sami Frashëri’ kanë rezultuar tre mësimdhënës dhe 12 grupe të klasëve në vetizolim”, thuhet në rekomandim.
Mësimi online do të mbahet për dy javët e ardhshme.
Deri tash disa shkolla kanë shkuar në mësim online për shkak të rasteve të reja me koronavirus./Gazeta Sinjali/