Një tjetër person sapo është nxjerrë pa jetë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Thumanë të Shqipërisë.
Me këtë rast, Shtabi i Emergjencave Civile në Shqipëri thonë se ka shkuar në 13 numri i personave të vdekur si pasojë e goditjeve të fuqishme të tërmeteve në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq raportohet për 28 persona që janë shpëtuar deri tani.
Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova.
Përveç tri ekipeve të FSK-së, drejt Shqipërisë sapo janë nisur edhe Policia e Kosovës.
Për shkak të kësaj tragjedia, qeveria në largim e Kosovës ka paralajamëruar një mbledhje urgjente nga ora 13:00. /Gazeta Sinjali/