Edhe një pemë është rrëzuar mbi vetura në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Luan Haradinaj”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga një parking, ku shihet pema mbi vetura.
Gazeta Sinjali edhe mbrëmë edhe pak orë më herët ka raportuar për një incident të ngjashëm, ku në lagjen “Ulpiana” pishat dhe pemët kishin rënë mbi vetura.
Kjo duket se po ndodh pas reshjeve të shumta të borës, që ka bërë të dëmtohen edhe pemët.