Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, e të shpeshtë janë edhe të miturit, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku një njësi policore gjatë patrullimit ka ndaluar për kontrollë një person.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, personit në fjalë (emër i njohur për redaksinë) i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike.
Ndaj tij është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge” dhe pas zbatimit të hetimeve nga Prokurori i Shtetit, aktakuza do të ushtrohet në gjykatë.