image Edhe një aksident tjetër në rrugën Pejë - Prishtinë sot, lëndohen 3 persona

Siguri

Edhe një aksident tjetër në rrugën Pejë – Prishtinë sot, lëndohen 3 persona

news image

Një aksident trafiku, i dyti për sot, ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 09:30 në fshatin Dollc ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/