image Edhe Nisma është pro dërgimit të Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në botë

Politikë

Edhe Nisma është pro dërgimit të Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në botë

news image

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ka njoftuar se ky subjekt politik do të votojë pro dërgimit të Ushtrisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse në botë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shala u shpreh se kjo parti e mbështet fuqishëm kërkesën e Qeverisë për mbajtjen e seancës në Kuvendin e Kosovës për pjesëmarrjen e FSK-së në misionet paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që seancën e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë vit, ta nisim me një lajm të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, e sidomos për ushtarakët që shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës. Për ne Nisma Socialdemokrate dhe besojmë për secilin që e do këtë vend, ushtria jonë është krenaria më e madhe që e kemi ndërtuar bashkë”, shkroi Shala në Facebook.

/GazetaSinjali/

Lexo edhe:

Edhe AAK-ja e mbështet kërkesën e Qeverisë për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme

Lexo edhe:

FSK-ja në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Iowa-s