Është planifikuar që nesër të zhvillohet ndeshja në mes Tottenhamit dhe Fulhamit, mirëpo kjo gjë është në dyshim.
Sipas ‘The Athletic’, kjo ndeshje mund të mos zhvillohet pasi që edhe disa futbollistë të Fulham kanë rezultuar pozitivë, transmeton Sinjali Sportiv.
Kurse, gjatë ditës së djeshme u anulua ndeshja në mes Evertonit dhe Manchester Cityt, pasi që u konfirmuan disa futbollistë me COVID-19.
Se fundmi rastet me COVID-19 janë duke u rritur në Britaninë e Madhe.