Gazeta Sinjali raportoi për kandidatët e partive politike për deputetë të cilët nuk u certifikuan nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e Kosovës.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se këtij penalizimi nuk i shpëtuan as minoritetet.
Këto burime i thanë gazetës se KQZ-ja nuk ka certifikuar një kandidat të Listës Serbe, 6 të Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës dhe 4 të komunitetit boshnjak, në mesin e tyre edhe ish-ministrin e Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Haradinaj, Rasim Demirin./Gazeta Sinjali/