Edhe Italia e ka përkrahur përjashtimin e Rusisë nga sistemi SWIFT.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me anë të një postimi në Twitter.
Ai ka thënë se ky veprim është një faqe e re në historinë e marrëdhënieve ndërmjet Ukrainës dhe Italisë.
“Ky është fillimi i një faqeje të re në historinë e shteteve tona. Mario Draghi në një bisedë telefonike mbështeti shkëputjen e Rusisë nga SWIFT, dhënien e ndihmës mbrojtëse. Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së”, shkroi Zelensky.
This is the beginning of a new page in the history of our states ???????? ????????. #MarioDraghi in a phone conversation supported Russia's disconnection from SWIFT, the provision of defense assistance. Ukraine must become part of the #EU.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022