Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se sonte familjarisht do të marrë pjesë në ndeshjen e sotme të cilën Kosova e luan kundër Anglisë.
Haradinaj, në postimin ku njofton se bashkë me gruan dhe fëmijët do të shkojnë në stadium, ka shprehur mbështetje edhe për kombëtaren e Shqipërisë, e cila sonte do të përballet me Francën.
“Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca!”, ka shkruar Haradinaj.
Kosova me Anglinë do të ndeshet në orën 18:00, ndërsa Shqipëria në orën 20:45 luan përballë Francës. /Gazeta Sinjali/