image "Edhe Emshiri është Prishtinë", banorët ankohen për qentë endacakë, mungesën e ndriçimit publik dhe trotuarit

Sociale

“Edhe Emshiri është Prishtinë”, banorët ankohen për qentë endacakë, mungesën e ndriçimit publik dhe trotuarit

news image

Rruga “Drini i Bardhë” në lagjen “Emshir” të Prishtinës edhe 20 vjet pas luftës vazhdon të mbetet pa ndriçim publik dhe pa trotuar.

Një sinjalizues, i cili është banor në këtë lagje, ka thënë për Gazetën Sinjali se përveç mungesës së ndriçimit dhe trotuarit, banorët e kësaj lagje po përballen edhe me qentë endacakë, të cilët thotë se rrezikojnë jetën e banorëve të kësaj rruge.

Sipas tij, kjo lagje është harruar nga Komuna e Prishtinës, pasi që asnjëherë nuk janë rregulluar këto probleme, për shkak të të cilave thotë se janë në hall.

“Që një kohë të gjatë nuk ka ndriçim e as trotuar. Janë të rrezikuar banorët edhe për shkak të qenve endacakë. Nuk shihet asgjë. Lagje e harruar nga komuna, asnjëherë nuk janë rregulluar këto probleme. Edhe Emshiri është Prishtinë. Jemi në hall”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/