Dy raste të reja janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti.
Bëhet fjalë për një çift nga komuna e Deçanit që kishin ardhur para katër ditësh nga Franca.
Sipas Ahmetit një femër 23 vjeçare ka ardhur me simptoma më të theksuar si kollë, ethe, temperaturë.
Kurse bashkëshorti i saj nuk ka pasur simptoma.
Atyre u janë marrë mostrat dhe do të testohen për të parë nëse rezultojnë me koronavirus. /Gazeta Sinjali/