Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka refuzuar brutalisht gjoja kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, një dokument që kërkonte njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve, u është hedhur në tavolinë delegacioneve.
“Është e vërtetë, pati dokument me të gjitha këto propozime. Pika 10, ishte në tryezën e negociatave, e cila, sipas informacionit që mora nga niveli më i lartë i delegacionit në Uashington, u refuzua brutalisht”, tha Daçiq në TV Pink, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/