image Edhe 65 kosovarë vendosen në Qendrën e Studentëve, u kthyen mbrëmë nga Kroacia

Kosovë

Pandemia/ Edhe 65 kosovarë vendosen në Qendrën e Studentëve, u kthyen mbrëmë nga Kroacia

news image

65 kosovarë janë vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi janë kthyer mbrëmë nga Kroacia.

Në këtë Qendër tani janë të vendosur 312 qytetarë. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Sfishta ka treguar se prej shndërrimit në karantinë në konvikte janë trajtuar mbi 900 qytetarë të cilët para pandemisë kanë rastisur të jenë jashtë Kosovës.

“Një kontingjent me qytetarë tonë kryesisht nga shteti i  Kroacisë që kanë qenë në punë të përkohshme atje kanë ardhur mbrëmë dhe janë vendosur në Qendrën e Studentëve përkatësisht në konviktin numër 6. Numri i tyre ka qenë 65. Deri në orët e vona pasmesnatës ne kemi arritur që t’i vendosim nëpër dhomat e  tyre ashtu siç i kemi rekomandimet edhe nga mjekët. Për momentin i kemi 312 veta.  Mbi 900 persona janë trajtuar prej fillimit këtu. Shumica e tyre vetëm kanë dalë sepse kanë rezultuar negativ gjatë testimit për virus”, tha Sfishta.

Ai ka treguar se qytetarët qëndrojnë nga 14 ditë  të karantinuar.

“Varet sa vijnë varësisht, varësisht sa kanë në ardhur para 14 ditëve aq edhe lirohen. IKSHP na i sjellë listat një ditë përpara testohen dhe lirohen ata që kanë dalë negativ”, tha Sfishta për EO.

Sfishta ka treguar se prej më shumë se 900 të karantinuarve, vetëm 6 kanë dalë pozitiv me koronaviurs.

“Kanë qenë vetëm dy persona gjatë qëndrimit i  është keqësuar gjendja kanë ardhur mjekët e kanë parë gjendjen e tyre dhe janë transportuar në Klinikën Infektive. Në kushtet tjera kur u është bërë testi edhe katër personave u ka dalë testi pozitiv dhe janë trajtuar në Infektivë”, shtoi ai.  

Ndërsa, i pyetur se a ka ankesa nga të karantinuarit për kushtet në Qendër, Sfishta tha se të karantinuarit në fillim kanë pasur kërkesa të ndryshme dhe rezistencë por tash çdo gjë është ën rregull.

“Tash për tash është shumë mirë.  Cdo fillim i ka vështirësitë e veta. Nga ata që në fillim kanë ardhur ka pasur rezistenca të ndryshme, kërkesa të ndryshme. Me kohë edhe ata janë bindur dhe kanë shprehur falenderim të e vecantë për neve, mjekët e vullnetarët”, tha Sfishta.