image Edhe 621 të vdekur nga koronavirusi në Britani

Botë

Botë/ Edhe 621 të vdekur nga koronavirusi në Britani

news image

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 621 persona me koronavirus, duke çuar numrin zyrtar të fataliteteve në shtetet britanike në 28 mijë e 131.

Zyrtarët regjistruan edhe 4 mijë e 806 raste të tjera, raporton Daily Mail.

Sekretari i Komuniteteve Robert Jenrick zbuloi shifrat, të cilat përfshijnë vdekjet në të gjitha mjediset, në konferencën e sotme për shtyp në zyrën e kryeministrit Doëning Street.

Qeveria britanike po tenton që të realizojë afro 100 mijë teste për koronavirusin përbrenda një dite. /GazetaSinjali/