Dje janë kthyer në Kosovë edhe 36 qytetarë nga Austria. Sipas njoftimit të ambasadës, të gjithë qytetarët u janë nënshtruar procesit të kontrollit mjeksor dhe karantinimit dyjavor në Kosovë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të interesuar të kthehen në Kosovë, që të kontaktojnë Ambasadën përmes me e-mail apo në numrin emergjent.
“ Ambasada e Republikës Kosovës në Vjenë informon që me datën 2 maj janë riatdhesuar me autobus 36 qytetarë të Kosovës në vendlindje. Të gjithë qytetarët u janë nënshtruar procesit të kontrollit mjeksor dhe karantinimit dyjavor në Kosovë. ”, thuhet në postim.