Të shtunën në mëngjes në qytetin e Kukësit ka nisur vaksinimi i 208 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova.
Kryetari i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, deklaroi se me këtë kontingjent përmbyllim vaksinimin e 500 mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë të Kosovës, ndërsa ka falënderuar qeverinë dhe punonjësit shëndetësorë të Kukësit për organizimin dhe zhvillimin normal të procesit të vaksinimit që sipas tij deri më tani ka vijuar normalisht, ndërsa mjekët që u vaksinuan javën e kaluar nuk janë ankuar për efekte anësore të vaksinës AstraZeneca që morën në Kukës.
I pyetur se a do të realizohet premtimi i kryeministrit Rama për vaksinimin e 11 mjekëve të Kosovës në një kohë kur Kosova pret ardhjen e dozave të para të Covax, Syla tha se “shpresoj që 2 ministri të bashkëpunojnë dhe se çdo mendje e shëndoshë duhet t’i shfrytëzojë këto vaksina pasi Kosova ka nevojë për 11 mijë vaksinat e premtuara nga Rama”, shkruan A2.
Javën e kaluar sipas njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës janë vaksinuar 292 mjekë dhe punonjës shëndetësorë të vijës së parë në parandalimin e pandemisë./Gazeta Sinjali/