Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në 494, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurse, numri i të vdekurve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në 25.
Kjo ministri njofton se gjatë ditës së djeshme janë testuar 252 raste të dyshimta, në mesin e tyre 44 anëtarë të personelit shëndetësor.
“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.
Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste”, bëri të ditur Mira Rakacolli, zëvendësministrja e Shëndetësisë.
Ajo njofton se pacienti që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv është një 90-vjeçar nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251”, njoftoi Rakacolli.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon që qytetarët të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
“Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale”.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Gazeta Sinjali/