Rivali lokal i Arsenalit, West Ham United, raportohet se është duke ndjekur Eddie Nketiahn, për të cilin së shpejti mund të këtë edhe ofertë, transmeton Sinjali Sportiv.
Pas largimit të Sebastin Haller drejt Ajaxit, Nketiah po shihet si zëvendësuesi ideal i tij te ‘Çekanët’.
Por, mbetet të shihet nëse transferimi i tij do jetë i përhershëm apo në formë huazimi, pasi që shihet si e vështirë që Arsenali të pranojë shitjen e 21 vjeçarit.
Trajneri i skuadrës, David Moyes, thuhet se i ka dhënë dritën e gjelbër klubit që paratë e fituara nga shitja e Haller, t’i shpenzojnë në transferimin e një zëvendësuesi të tij.
Përveç Eddie Nketiahs, West Ham United ka si opsione edhe sulmuesin e Bournemouthit, Josh King, dhe atë të Reimist, Boulaye Dia. /Sinjali Sportiv/.