image Ed Sheeran shkëputet nga muzika, jep fjalimin emocionues

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ed Sheeran shkëputet nga muzika, jep fjalimin emocionues

news image

Kantautori i njohur britanik, Ed Sheeran do të shkëputet nga muzika pas më shumë se 250 performancave në turneun e fundit muzikor “Divide”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artisti në koncertin e tij të fundit në kuadër të turneut, në Ipswich të Anglisë.

Siç ju mund ta dini apo jo, unë kam qenë në turne qe dy vjet tashmë dhe kjo është dita e fundit e tij. Unë ju dua juve që jeni këtu dhe jemi duke e përmbyllur bashkë në Ipswich. Kjo është performanca ime e fundit ndoshta për 18 muaj”, citohet të ketë thënë Sheeran.

Më tutje, këngëtari ka thënë se ndihet çuditshëm që po i thotë këto fjalë, pasi që ndihet sikur po ndahet me një të dashur që ka qenë tash e shumë vite.

Përpara përshëndetjes së tij të fundit me audiencën, ai tha se ndjehet mirënjohës për gjithsecilin që ka qenë pjesëmarrës në suksesin e turneut muzikor Divide.

Kujtojmë që këtë verë, Ed Sheeran përderisa promovoi albumin e tij të fundit “No.6 Collaborations Project”, ai konfirmoi martesën me Cherry Seaburn./Sinjali/

 The singer and songwriter wants to spend more time with childhood sweetheart and new wife Cherry Seaborn