image Merr pesë miliardë klikime “Shape of You” e Ed Sheeran, bëhet kënga solo më e klikuar në botë

Bota e Yjeve

Merr pesë miliardë klikime “Shape of You” e Ed Sheeran, bëhet kënga solo më e klikuar në botë

news image

Ed Sheeran njihet si një ndër artistët më të mëdhenj botërorë, krijimet e tij janë unike.

Duke u pëlqyer tejet mase këngët e Ed Sheeran, shpërblehen me një numër të madh të klikimeve.

Kjo është dhe arsyeja pse pak ditë më parë, ai rezultoi se vetëm vitin e kaluar kishte fituar afro 109 mijë euro brenda një dite.

Një nga këngët më të famshme të artistit britanik është “Shape of You”, e cila ndërgjohet ende si në ditën e parë kur u lansua, madje pak ditë më parë ka arritur mbi pesë miliardë klikime.

Kjo është kënga e dytë më e dëgjuar në histori të kanalit YouTube dhe njëherësh e para këngë solo për nga numri i klikimeve në këtë kanal.

“Shape of You” është pjesë e albumit “Divide”, të cilin ai e publikoi në vitin 2017 dhe rezultoi të ishte ndër albumet më të suksesshme të atij viti.

“Shape of You” ishte kënga më e shitur e vitit 2017 dhe kënga më e shitur dixhitale në të gjithë botën, me shitje të kombinuara dhe transmetime ekuivalente me këngë prej 26.6 milionë njësish sipas IFPI. /Gazeta Sinjali/