image Ed Sheeran tërhiqet nga rrjetet sociale, tregon arsyen se përse ka marrë një vendim të tillë

Bota e Yjeve

Muzikë/ Ed Sheeran tërhiqet nga rrjetet sociale, tregon arsyen se përse ka marrë një vendim të tillë

news image

Kantautori i njohur me famë botërore, Ed Sheeran, ka vendosur të tërhiqet nga puna dhe rrjetet sociale për një kohë të pacaktuar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Këngëtari përmes këtij njoftimi u ka treguar fansave se dëshiron ta shfrytëzojë kohën për të udhëtuar, shkruar dhe lexuar, duke treguar se do të kthehet me këngë të reja.

View this post on Instagram

Brb x

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos) on

Kujtojmë se Ed Sheeran u emërua “Artisti i dekadës” në Mbretërinë e Bashkuar nga Official Charts Company.

Artisti javën e kaluar publikoi klipin e këngës “Put It All On Me” në bashkëpunim me Ella Mai, ku shihet duke vallëzuar me bashkëshorten e tij Cherry Seaborn./Gazeta Sinjali/