image Ed Sheeran publikon klipin e këngës "Put It All On Me" ku paraqitet së bashku me gruan

Muzikë

Muzikë/ Ed Sheeran publikon klipin e këngës “Put It All On Me” ku paraqitet së bashku me gruan

news image

Kantautori i njohur me famë botërore Ed Sheeran, e ka publikuar klipin e këngës “Put It All On Me” në bashkëpunim me Ella Mai.

Klipi i kësaj kënge është publikuar në kanalin zyrtar të artistit në YouTube dhe qysh në orët e para ka marrë mbi dy milionë klikime, transmeton Gazeta Sinajli.

Me regjisor Jason Koenig, klipi portretizon jetën reale të çifteve që vallëzojnë në vende të ndryshme të botës.

Klipi i kësaj kënge është edhe më i veçantë për shkak të paraqitjes së bashkëshortes së tij Cherry Seaborn./Gazeta Sinjali/