image Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë: Jemi në qiellin e nëntë

Bota e Yjeve

Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë: Jemi në qiellin e nëntë

news image

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran, është bërë baba për për herë të parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili tha se e bija e tij është lindur një javë më parë dhe i është vënë emri Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

“Ello! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju … Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë për mrekulli dhe ne jemi në qiellin e nëntë këtu. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të të shoh kur të vijë koha të kthehem, Ed”, ka shkruar krijuesi i hiteve “Shape of you” dhe “Thinking out loud” në Instagram, ku e ka publikuar një fotografi të qorapeve të foshnjes./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CEliNEOBw3O/?utm_source=ig_embed