Kosova U-21 po kalon në një krizë të thellë të rezultateve.
Me humbjen e sontme ndaj Shqipërisë ata mbeten me vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit, transmeton Sinjali Sportiv.
Sipas disa informacioneve jo zyrtare, FFK-ja po kërkon tashmë një selektor të ri dhe Rafet Prekazi mund të shkarkohet pas ndeshjes me Turqinë, e cila është ndeshja e fundit për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022.