Gazeta Sinjali sot raportoi për ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Sllovi të Lipjanit, ku 37-vjeçarja Luljeta Ramadani dyshohet se i dha fund jetës së saj duke u vetëvarur në litar. Sinjali ka mësuar detaje të reja për ngjarjen tragjike për të cilën kanë filluar hetimet si vdekje e dyshimtë.
Persona të afërt me familjen e viktimës kanë folur për Sinjalin në kushte anonimiteti, duke rrëfyer detaje që sipas tyre lidhen me ngjarjen e dhimbshme që i ndodhi kësaj familje.
Këta persona thonë se 37-vjeçarja kishte braktisur shtëpinë e bashkëshortit para disa ditësh, për shkak të disa telasheve familjare dhe kishte shkuar të shtëpia e nënës së saj.
Në anën tjetër burimet e Sinjalit bënë me dije se hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprime hetimore me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda, në mënyrë që të eliminohen dyshohet për shtytje në vetëvrasje dhe dhunë në familje.
Këto burime njoftuan se në stacion policor është duke u intervistuar një person, në cilësi të dëshmitarit.
Sinjali do të ju mbajë të informuar me detaje të tjera që lidhen me këtë rast.