image Tragjike: Kjo është 37-vjeçarja nga Lipjani që dyshohet se u vetëvar sot - Sinjali

Tragjike: Kjo është 37-vjeçarja nga Lipjani që dyshohet se u vetëvar sot

news image

Në orët e mbrëmjes së sotme një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Sllovi të Lipjanit,  ku një 37-vjeçare dyshohet se i dha fund jetës së saj duke u vetëvarur në litar. Sinjali mëson se e reja që dyshohet se bëri vetëvrasje është Luljeta Ramadani.

E gjithë ngjarja tragjike sipas burimeve të Sinjalit ndodhi rreth orës 18:30, kur nuk shkoi shumë kur njësitet policore e autoambulanca dolën në vendin ku viktima dyshohet se bëri vetëvrasje.

Lidhur me këtë rast, këto burime bënë me dije se është njoftuar Prokurori si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku do të bëhet autopsia e 37-vjeçares.

Sinjali raportoi pak më parë se viktima jetonte e vetme me nënën e saj, në fshatin Sllovi, ku i dha fund jetës.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje të dhimbshme.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin