Një vajzë, viktimë e dhunimit seksual, vetëm mbrëmë mori guximin për të raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga katër persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se ajo ka raportuar që është dhunuar katër muaj më parë në fshatin Koliq të Prishtinës.
Ajo ka thënë se nga ky akt i tmerrshëm ka mbetur shtatzënë dhe për këtë ua ka prezantuar hetuesve edhe raportin e mjekut.
Vajza në fjalë ka deklaruar se i njeh dy nga katër personat të cilët dyshohen se e kanë dhunuar seksualisht atë./Gazeta Sinjali/