image E trishtë: Dhunohet një e mitur nga dy persona në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë, babai i saj e njofton Policinë

Siguri

E trishtë: Dhunohet një e mitur nga dy persona në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë, babai i saj e njofton Policinë

news image

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje dy persona si të dyshuar për veprën penale të dhunimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit e kishin dhunuar një të mitur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mazhiq të Mitrovicës, më 18 maj, nga ora 00:00 deri në orët e mëngjesit.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se këtë rast të trishtë e ka raportuar në Polici babai i viktimës së mitur.

Të njëjtat burime konfirmuan se të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/