image E trishtë/ Dhunohen dy të mitura në Ferizaj

Siguri

E trishtë/ Dhunohen dy të mitura në Ferizaj

news image

Një grua në Ferizaj ka raportuar në Polici se dy vajza të mitura janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar  të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.”

Kujtojmë se rastet e dhunimit gjithandej nëpër Kosovë po rriten, por jo në të gjitha rastet po kapen personat që dyshohen për këtë vepër penale. Ngjarje të tilla, të trishta, po krijojnë pasiguri edhe për t’u raportuar, për shkak të kërcënimeve që pasojnë.

/GazetaSinjali/