image E tmerrshme, kosovari fut kafshën në furgon- ia mësynë autostradës

E tmerrshme, kosovari fut kafshën në furgon- ia mësynë autostradës

news image

Një lexues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografinë e një furgoni brenda të cilit kanë futur një kafshë.

Në një furgon të vogël po qëndron një kafshë e madhe, këtë moment e ka kapur telefoni i një sinjalizuesi në autostradën Prishtinë-Pejë.

Rastet kur kafshët barten nëpër automjete që nuk janë të destinuara për to janë të shpeshta në vendin tonë.

Kjo formë e transportit të kafshëve përveç që është e kundërligjshme dhe e rëndë për kafshët, po ashtu përbën edhe rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.