image E tmerrshme: I moshuari dyshohet se abuzoi seksualisht me një grua me probleme shëndetësore në Prishtinë

Siguri

E tmerrshme: I moshuari dyshohet se abuzoi seksualisht me një grua me probleme shëndetësore në Prishtinë

news image

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, ku një grua me probleme shëndetësore, dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar një grua e cila kujdeset për 63-vjeçaren e cila është viktimë e rastit.

Bazuar në dëshminë e saj mëngjesin e sotëm kishte shkuar në banesën e viktimës si çdo ditë tjetër, ku sipas saj e kishte gjetur 63-vjeçaren gjysmë të zhveshur dhe në dhomën e ditës ndodheshin edhe disa rroba të një burri.

Gruaja që kujdesej për viktimën e ka kapur në flagrancë të dyshuarin brenda banesës dhe ka njoftuar menjëherë Policinë. Ajo ka deklaruar se i dyshuari i kishte thënë se është mik i vjetër i viktimës, ndonëse të njëjtin s’e kishte parë më parë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe i njëjti ka pranuar se ka pasur kontakt intim me viktimën.

I moshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit më pas është lënë i lirë.

Ndaj tij Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

/GazetaSinjali/