Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, pasi që një 17 vjeçare është rrahur për vdekje nga gjyshi dhe xhaxhallarët e saj vetëm pse kishte veshur xhinse.
Nëna e vajzës ka bërë të ditur për BBC se e mitura ishte rrahur me shkop nga gjyshi dhe xhaxhallarët, pas një debati mbi veshjet moderne që vishte e bija e saj.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në shtetin verior të Uttar Pradesh, në një nga zonat më të varfura dhe më pak të zhvilluara në vend, njoftoi BBC.
“Vajza agjëronte. Në mbrëmje veshi një palë pantallona dhe një bluzë dhe kreu ritualet fetare. Kur gjyshërit e panë, e kundërshtuan menjëherë veshjen. Neha (adoleshentja që u vra) iu përgjigj se xhinset janë bërë për tu veshur dhe se ajo do t’i vishte”, tha nëna e saj.
Debati që filloi me fjalë, përfundoi me dhunë duke lënë pa ndjenja 17 vjeçaren.
Vjehrri i saj e kishte thirrur një taksi për ta çuar mbesën në spital, por ata nuk e linin atë t’i shoqëronte.
Pasi që e ëma e saj nuk u lejua të shkonte me ta në spital, ajo lajmëroi familjarët e saj për ta gjetur vajzën por nuk e gjeti.
“Ata nuk më linin t’i shoqëroja, kështu që lajmërova të afërmit e mi të shkonin në spitale për të gjetur vajzën, por nuk e gjetën atë,” tha zonja Paswan.
Ditën e nesërme trupi i vajzës u gjet i varur në një urë afër shtëpisë mbi lumin Gandak.
Dhjetë anëtarët e të familjes së Neha akuzohen për vrasje dhe fshehje të provave, përfshirë gjyshërit, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe shoferin e taksisë.