Filloi me një debat për pastrimin e borës por përfundoi me vrasje.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pensilvani, ku mediat amerikane bënë të ditur se konflikti kishte filluar mes fqinjve për pastrimin e borës, e ku një çift u qëllua me armë zjarri.
Po ashtu, raportohet se pas vrasjes së dyfisht, fqinji kishte qëlluar edhe veten e tij.
Kurse, prokurori i Stefanie Salavantis tha se asnjë person tjetër nuk është përfshirë në këtë ngjarje dhe në këtë mënyrë rasti është konsideruar i mbyllur./Gazeta Sinjali/